image Bekë Berisha thotë se Qeverisë Kurti i ka humb rruga në oborr

Kosovë

Politikë/ Bekë Berisha thotë se Qeverisë Kurti i ka humb rruga në oborr

news image

Deputeti i AKK-së, Bekë Berisha ka thënë se Qeverisë Kurti i ka humbur rruga në oborr. Berisha është shprehur se vendimet e fundit të qeverisë janë të çuditshme dhe të pakuptueshme.

“Shumë kenë pakënaqësi, ishte e pështjellume, jo e qartë, e çuditshme edhe e pa kuptueshme, në fakt nuk e di çka janë duke bërë, ju ka hup rruga në oborr qetash krejt. Unë e dëgjova si deklarim, ekspert sigurisht duhet të ketë ndonjë gjë, pasi kanë thanë ata, unë tani nuk do të hy me e trajtuar me kushtetutë”, ka thënë Bekë Berisha për Gazetën Sinjali.

Deputeti i AAK-së ka thënë se gjendja e jashtëzakonshme rrjedh nga ligjet e Kosovës dhe nuk është fundi i botës nëse shpallet.

“E kemi gjendjen e jashtëzakonshme qe këta si parti politike po e paraqesin si fundin e botës e që në fakt ajo rrjedh prej ligjeve të Kosovës. Ajo bahet për siguri. Këta në fakt po marrin tona masat e mundeshe, masa të çuditshme, nuk e di qysh kanë me mund me funksioni, e po fshaqin paranojë për gjendje të jashtëzakonshme. Është njëfarë pështjellimi. Nesër e kemi një seancë dhe besojë që aty do t’i trajtojmë krejt këto”, ka thënë ai.

Qeveria Kurit ka marrë vendim që nga dita e mërkurë do të kufizohet lëvizja për vetëm 90 minuta në ditë, sipas numrit të parafundit të letërnjoftimit. /Gazeta Sinjali/