Qeveria e Kosovës ka publikuar një fotografi ku shihet logoja që do të përdoret për 14-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
“Gëzuar dita e pavarësisë Kosovë”, është mesazhi i shkruar në tri gjuhë zyrtare të vendit.
Kurse, deri më tani nuk është prezantuar zyrtarisht protokolli i shtetit për festën e 14 vjetorit të pavarësisë.