Pas 47 ditësh të izoluar, lojtarët e Arsenalit janë kthyer në stërvitje, por me rregulla strikte për t’u mbrojtur nga koronavirusi.
Vetëm pesë lojtarë lejohet të stërviten breda një kohe, transmeton Gazeta Sinjali.
Stërvitjet do të zgjesin vetëm nga një orë, pasi do të jenë të ndarë në disa grupe.
Të gjitha dhomat e zhveshjeve do të jenë të mbyllura. Kjo do të thotë se lojtarët duhet të vijnë të veshur në seancë stërvitore dhe të ndërrohen përsëri kur të shkojnë në shtëpi.
Tek skuadra e Arsenal vetëm trajneri Arteta kishte rezultuar pozitiv. Tashmë edhe ai është shëruar./Gazeta Sinjali/