Kryetari i PD-së, Sali Berisha dhe deputetët mbështetës lënë sallën e seancës ku do të votohet për presidentin e ri të Shqipërisë. Berisha po u drejtohet mediave jashtë parlamentit.
Kandidatit për president, që u nxor dje si propozim nga kryeministri Edi Rama, Bajram Begajt, i duhen 71 vota për t’u bërë President.
Kuvendi mblidhet në raundin e katërt për zgjedhjen e Presidentit.
Mediat shqiptare kanë raportuar se kandidati për president i kryeministrit Edi Rama dhe 36 deputetëve socialist mbërriti në kuvend me makinë të Ministrisë së Mbrojtjes.
Seanca nisi me kryetaren e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka e cila lexoi raportin e përgatitur nga komisioni.