image Begaj: I kërkova Papa Françeskut që Vatikani të njohë Kosovën

Politikë

Begaj: I kërkova Papa Françeskut që Vatikani të njohë Kosovën

news image

Presidenti Bajram Begaj, zhvilloi një takim me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin, gjatë të cilit vlerësoi ecurinë e shkëlqyer të marrëdhënieve ndërshtetërore, pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike në vitin 1991.

Ndërkohë duke u ndalur tek çështja e Kosovës, Presidenti Begaj, vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira kanonike mes Selisë së Shenjtë dhe komunitetit katolik të Kosovës, si dhe shprehu besimin për angazhimin e mëtejshëm të Shtetit të Vatikanit në konsolidimin e paqes dhe të sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj i ka kërkuar Papa Françeskut që Vatikani të njohë Kosovën si shtet të pavarur.

Këtë e ka bërë të ditur kreu i shtetit në një intervistë për median italiane “Il Tempo”. Ai thotë se roli i Papës është i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor.

Begaj thotë se vëmendja e Papës ndaj Kosovës do të ndihmonte shumë dialogun Beograd-Prishtinë.

Ndërsa për sa i përket të ardhmes evropiane të rajonit, Begaj është shprehur se zgjerimi i BE-së në Ballkan nuk ka pse të përballet me euroskepticizëm.

/GazetaSinjali/