Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka dekretuar ligjin për disa ndryshime dhe shtesa në lidhje me të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.Dekretimi, sipas njoftimit në Presidencës, është kryer me datë 11 nëntor.
“Shpalljen e ligjit nr. 72/2022, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 45/2015, ‘Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-sigurimit të shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë’”, i ndryshuar”, thuhet në njoftim.
Ligji, tanimë i publikuar në Fletoren Zyrtare, do të hyjë në fuqi pas 15 ditësh.