image Befason Ronaldinho: Messi nuk është më i mirë i të gjitha kohërave

Futboll

Sport/ Befason Ronaldinho: Messi nuk është më i mirë i të gjitha kohërave

news image

Ish-ylli brazilian, Ronaldinho, nuk pajtohet që sulmuesi argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi, është lojtari më i mirë i të gjitha kohëve, duke theksuar se në histori të futbollit ka pasur lojtarë si Diego Maradona e Ronaldo brazilian.

Lionel Messi e fitoi Topin e Artë për herë të gjatë në karrierë këtë muaj, duke e konfirmuar për shumë tifozë statusin e tij si futbollisti më i mirë në histori, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, Ronaldinho insiston se Messin duhet ta quajmë më të mirin e epokës së tij e jo të të gjitha kohëve.

“Jam i lumtur që Messi e fitoi Topin e Artë. Ne ishim shokë edhe gjatë kohës tonë në Barcelonë. Por, nuk më pëlqen të bëj krahasime dhe më duket shumë e vështirë të them se ai është më i miri i të gjitha kohëve”, ka thënë Ronaldinho për Marcan.

Braziliani legjendar e përmendi heroin e Interit, Ronaldon, dhe legjendën e Napolit, Diego Maradonan, si dy personat që e dëshmojnë argumentin e tij për Messin.

“Ka pasur lojtarë si Diego Maradona, Pele, Ronaldo… është e vështirë të thuash se Messi është më i miri gjatë gjithë historisë së futbollit. Unë mund të them vetëm se ai është më i miri i epokës së tij”, përfundoi Ronaldinho.