image Befason Jennifer Lopez: Nuk mora asnjë cent për rolin në filmin "Hustlers"

Bota e Yjeve

Intervista/ Befason Jennifer Lopez: Nuk mora asnjë cent për rolin në filmin “Hustlers”

news image

Jennifer Lopez është bërë senzacion me rolin e saj në filmin “Hustlers”, i cili u bë hit në kinema.

Këngëtarja dhe aktorja që në film luan rolin e striptistes, pretendon se nuk është paguar për këtë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Nuk jam paguar shumë për ‘Hustlers’. E bëra falas dhe e bëra produksionin. Unë e mbështes veten. Jam Jenny From the Block. E bëj atë që e dua”, tha ajo për revistën GQ.

Megjithatë, ajo e vlerëson shumë angazhimin e saj në këtë projekt, duke e ndërlidhur atë me mentalitetin e pavarur të personazhit.

“Pavarësisht nëse ajo bënte gjëra të mira ose të këqija, ishte shumë e qartë për atë që e dëshironte dhe se cilat ishin qëllimet e saj. Ajo mund ta bënte atë vetë”, tha JLo.

Këto deklarata ajo i ka bërë pasi u kurorëzua si Icon of the Year për numrin jubilat të “Men of the Year”. /Gazeta Sinjali/

Related image