Barcelona do të presë mbrëmjen e nesërme Interin në “Camp Nou” dhe në kuadër të takimit në konferencën përpara mediave ka folur Antoine Griezmann.
Francezi është pyetur mbi disa çështe për sa i përket ndeshjes, por jo vetëm.
Pyetja se si shkon marrëdhënia mes yllit francez dhe kapitenit Lionel Messi, ka marrë vëmendjen më të madhe, pasi edhe përgjigja e Griezmann i shtangu të gjithë, me sulmuesin që u shpreh:
“Messi nuk është një njeri që flet shumë, njësoj si unë gjithashtu, kështu që është e vështirë të flasim. Jemi të dy djem të mirë dhe unë kam ardhur këtu për të dhënë ndihmën time.”
Sfida ndaj Interit – “Ndeshjet e Championsit janë gjithmonë speciale, sidomos ajo e nesërmja, pasi është ndeshja jonë e parë në shtëpi për këtë sezon. Duhet të bëjmë një punë të madhe në ekip që të arrijmë të fitojmë. Gjëja më e rëndësishmë është të marrim tre pikët.”
Ambjentimi me Barcelonën –“Jam shumë i lumtur te Barca. Ndihem mirë dhe kam besim. E di që më mungojnë shumë gjëra për të qenë Griezmanni më i mirë, por e rëndësishmë është që jam në rrugën e duhur.”