Një nga legjendat e Romës dhe kombëtares së Italisë, De Rossi ka zbuluar detaje interesante rreth largimit të tij nga ekipi kryeqytetas.
De Rossi i dha fund karrierës së tij sa ishte pjesë e skuadrës së Boca Juniors, por kjo nuk ka qenë zgjedhja e tij.
“Është e rrallë të luhet për 20 vite në një skuadër, kështu që rrugëtimi im ka qenë paksa i pazakonshëm”, ka thënë De Rossi.
“Nuk mund të ëndërroj të bëj diçka të tillë nëse bëhem trajner, sepse nuk ka ndonjë punë që zgjatë aq shumë. Do të doja të jem trajner i Romës, por fillimisht duhet të kaloj në disa procese tjera”, ka shtuar italiani.
“Nuk ishte zgjedhja ime të largohem nga Roma, por unë vendosa se kur largohem nga futbolli. Ishin dy vendime që nuk doja t’i bëja”, ka shtuar ndër të tjerash De Rossi.
De Rossi u pensionua gjatë këtij viti, pas ‘një jete’ me ‘Giallorossi’ dhe një aventure me Boca Juniors në Argjentinë.