Dy ditë më parë, prezantuesja e njohur kosovare Elita Rudi është bërë nënë për herë të dytë, transmeton Gazeta Sinjali.
Elita solli në jetë një vajzë, që bashkë me Gjikon e pagëzuan me emrin Bota.
Moderatorja lindi në një spital privat në Prishtinë, ku ajo me vajzën e saj gëzojnë shëndet të plotë.
Me të arritur në shtëpi, ambienti ishte dekoruar enkas për mbërritjen e Elitës me anëtaren më të re të shtëpisë.
Përmes disa fotografive të publikuara në rrjetin social Instagram, Rudi ka zbuluar befasinë që e priti në shtëpi.
Gjiko dhe Elita janë po ashtu prindër të një djali dy vjeçar, të quajtur Zëri.