Fituesi i zgjedhjeve për kryetar të Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, ka dhënë dorëheqje nga posti i deputetit, shkruan Gazeta Sinjali.
Ai ishte deputet i PDK-së dhe po ashtu edhe nënkryetar i Kuvendit. Hamza ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se sot e ka dorëzuar dorëheqjen nga këto poste.
“Sot kam dhënë dorëheqje nga posti i deputetit dhe i nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës. Ka qenë nder dhe privilegj të jem përfaqësues i juaj në Kuvend. Tani, është nder, privilegj e më së shumti përgjegjësi të ju shërbej si kryetar i komunës. Për një Mitrovicë më të mirë për të gjithë”, ka shkruar Hamza.
Kujtojmë që Hamza fitoi mbi 50 për qind të votave në rundin e parë të zgjedhjeve./GazetaSinjali/