Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, mbrëmë shkëlqeu në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Golden Globes 2020”.
30-vjeçarja kishte zgjedhur të vishte një fustan të zi të shkurtër, i cili ia zbulonte dekoltenë, shkruan gazeta Sinjali.
Në një fotografi të publikuar në rrjetin social Instagram, artistja shqiptare ka marrë komente të shumta pozitive nga ndjekësit, të cilët nuk kanë hezituar t’i shkruajnë fjalët më të mira për të.
Krahas ndjekësve, lavdata thurën edhe revista të njohura të fushës së modës. Sipas të cilave, Bebe dukej e mahnitshme dhe e bukur si zakonisht.
Ndryshe, “You Can’t Stop The Girl” është projekti i fundit muzikor i artistes. Kënga deri më tani numëron mbi 17 milionë klikime në YouTube./Gazeta Sinjali/