Artistja e njohur shqiptare me famë botërore Bebe Rexha, sot do të mbërrijë në shtetin e Shqipërisë.
Këtë e ka bërë të ditur vetë artistja përmes rrjetit social Intsagram, transmeton Gazeta Sinjali.
Bebe përmes disa videove të shpërndara në InstaStory, ka treguar se do të udhëtojë për në Shqipëri për të vizituar të prekurit nga tërmetet e fuqishme të 26 nëntorit, që mbetën të vdekur 51 persona.
“Përshëndetje të gjithëve, Bebe Rexha këtu. Sapo përfundova një koncert në Baltimore, ishte i mrekullueshëm. Tani për tani jam duke udhëtuar për në qytetin e New Yorkut dhe do të udhëtojë për në Shqipëri. Është parashikuar që të bie borë, shpresoj që nuk do të përkeqësohet moti, pasi që kam vetëm një ditë, do të udhëtojë për në Shqipëri, do të kthehem, e pastaj do të performojë në Chicago. Shpresoj që do të mbërrij e sigurt”, dëgjohet duke thënë artistja në gjuhën angleze.
Kujtojmë se artistja shqiptare më 27 nëntor nisi një fondacion për të grumbulluar mjete financiare për të prekurit nga tërmetet./Gazeta Sinjali/