Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha, nuk ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale ditëve të fundit.
Ajo e ka nisur me qetësi vitin 2022, gjersa i vetmi informacion që ka dhënë për fansat në lidhje me karrierën e saj është fakti se ka nisur të punojë në albumin e saj të radhës.
Ndërkohë, të shtunën Rexha vendosi që të tregohet më aktive në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.
Rexha publikoi për ndjekësit e saj të shumtë disa imazhe, që ajo i quan “fotografi budallaqe”, për shkak të pozave qesharake që ka marrë
Megjithatë, edhe pse në kontekstin qesharak, 32-vjeçarja është dukur mjaft atraktive dhe tërheqëse në një fustan të zi me prerje të shumta.
Në një prej fotografive, ajo mund të shihet teksa vë të pasmet e saj të bujshme në fokus, teksa për shaka vendos një gif të një koshi plehrash te pjesa e vitheve.
“Fotografi me këdo që ka dyshuar ndonjëherë tek unë”, shkroi artistja shqiptare në mbishkrimin e fotografisë, ku shfaqet duke pozuar pranë koshit të plehrave.
Bebe Rexha përndryshe është një nga shqiptaret më të ndjekura në rrjetin social Instagram, me gjithsej 10.7 milionë ndjekës. /GazetaSinjali/