Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka thënë se do të udhëtojë për në Shqipëri për t’i ndihmuar personat e prekur nga tërmeti.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Instagram, transmeton Gazeta Sinjali.
“Ju lutem ndihmojeni Shqipërinë. Do të udhëtojë personalisht për në Shqipëri, të sigurohem që paratë e dhuruara do të përdoren për qëllime të mira”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e videos, ku dëgjohet duke folur në gjuhën angleze.
Deri më tani zyrtarisht nga Ministria e Mbrojtjes janë konstatuar 30 viktima, dy prej të cilëve kanë qenë nga Kosova./Gazeta Sinjali/