image BE reagon për shembjen e teatrit në Shqipëri, ka një thirrje për institucionet dhe protestuesit

Rajon

Delegacion/ BE reagon për shembjen e teatrit në Shqipëri, ka një thirrje për institucionet dhe protestuesit

news image

Delegacioni i BE-së në Shqipëri ka reaguar për shembjen e Teatrit Kombëtar në Shqipëri.

Ata thanë se janë duke e ndjekur me shqetësim situatën dhe shprehin keqardhje që thirrja për dialog nuk u ndoq nga institucionet përkatëse kombëtare dhe vendore.

“Që në orët e para të këtij mëngjesi, kemi ndjekur me shqetësim të thellë zhvillimet e situatës në terren. Ne u bëjmë thirrje palëve të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin një përshkallëzimin të situatës”, thuhet në njoftim.

Sipas tyre, është për keqardhje që thirrja për dialog nuk u ndoq nga institucionet përkatëse

“Prishja e Teatrit Kombëtar erdhi në një kohë kur ne kërkuam dialog midis autoriteteve dhe shoqërisë civile para se të merrej një vendim i pakthyeshëm. Na vjen keq që kjo thirrje nuk u ndoq nga institucionet përkatëse kombëtare dhe vendore”, thuhet tutje në njoftim./Gazeta Sinjali/