image Bayerni bindshëm fiton, Benfica rrëmben pozitën e dytë, Barcelona në Europa League

Futboll

Bayerni bindshëm fiton, Benfica rrëmben pozitën e dytë, Barcelona në Europa League

news image

Barcelona nuk ka arritur të kualifikohet për në fazën tjetër të Champions League, shkruan Sinjali Sport.

Bluagranasit u mposhtën si mysafirë të Bayern Munichut në ‘Allianz Arena’ me rezultat bindës 3-0.

Muller, Sane dhe Musiala i realizuan golat për skuadrën gjermane.

Bavarezzët e kanë siguruar kualifikimin për në rrethin tjetër, ndërsa katalunasit do të luajnë vetëm në Europa League.

Bayerni ka 18 pikë në krye të grupit E me të gjitha fitore, kurse Barcelona me shtatë pikë është e treta, derisa Benfica me fitore e rrëmbeu pozitën e dytë me tetë pikë.

Ky është eliminimini i parë i Blaugransve në grupe të Ligës së Kampionëve që nga viti 2000.

/Gazeta Sinjali Sporti/