Të mërkurën në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë zbret njëra nga kombëtaret më të fuqishme në botë, Spanja.
Dardanët e Furia e kuqe do të ndeshen ndërmjet vete në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Edhe pse në dy ndeshjet e fundit Kosova pati një prezantim të mirë duke e mundur Gjeorgjinë 0:1 dhe për të barazuar me Greqinë, kompanitë e basteve në ndeshjen me Spanjën shohin vetëm një fitues dhe atë iberikët.
Fitorja e Kosovës kap kuotën 15.00 ndërsa Spanja ka vetëm 1.20. Barazimi është i vlefshme me 6.00.