image Bastisje në një fshat të Vitisë, policia gjen armë, fishekë e shufër metalike

Siguri

Bastisje në një fshat të Vitisë, policia gjen armë, fishekë e shufër metalike

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Binqenë të Vitisë,  nën dyshimin e posedimit të armës pa leje,  raporton Gazeta Sinjali.

Policia njofton se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, banorë i këtij fshati, ka gjetur dhe konfiskuar armë.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar:

1. Një (1) revole Zoraki M 906-7;

2. Njëzet e katër (24 )fishek te revoles kal 9mm;

3. Dy (2) boksa metali dhe

4. Një (1) shufër e metalit”, njofton Policia.

Policia ka njoftuar se kjo bastisje është realizuar me urdhëresën e Gjykatës Themelore në Gjilan.

/GazetaSinjali/