image Bastisje në dy lokacione në Viti, konfiskohen armë dhe municione pa leje

Siguri

Bastisje në dy lokacione në Viti, konfiskohen armë dhe municione pa leje

news image

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka zhvilluar bastisje në dy lokacione të ndryshme në Viti, e ku janë gjetur disa armë zjarri.

Sipas Policisë, të dyshuarit fillimisht ishin ndalur në një pikë kontrolli dhe pas pranimit të informacioneve se mund të posedojnë armë pa leje, janë kontrolluar shtëpitë e tyre.

“Pas marrjes se këtyre informatave me urdhër të Prokurorit të shtetit është bërë kontrolli fillimisht në shtëpinë e vozitësit i cili ka pranuar se posedon armë dhe ka dorëzuar një pushkë gjysmë automatike (përsëritëse) cal.7.62 mm. Po ashtu me urdhër të Prokurorit të shtetit është bërë kontrolla edhe në shtëpinë e personit tjetër që ka qenë në veturë i cili ka pranuar se posedon armë dhe ka dorëzuar një pushkë ajrore “browing “ pa numër serik dhe një revole me gaz model “Ekol Jackal Dual Compakt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

/GazetaSinjali/