image Bastisen disa lokale në Skënderaj, dyshohet se aty organizoheshin lojëra të fatit

Siguri

Bastisen disa lokale në Skënderaj, dyshohet se aty organizoheshin lojëra të fatit

news image

Dje rreth orës 15:50, banorët e fshatit Klinë e Epërme të Komunës së Skënderajt janë ankuar në polici se në disa lokale në fshatin e tyre po organizohen lojëra të fatit.

Për shkak të ankesave të qytetarëve, mësohet se policia ka bastisur tri lokale në këtë fshat.

Në këto lokale janë gjetur dhe konfiskuar, 3 shtëpiza, 1 printer, lexues i tiketave dhe tiketa të shtypura.

Në lokacionin e dytë janë konfiskuar katë shtëpiza, 1 printer, lexues i tiketave dhe tiketa të shtypura si dhe një aparat kajor.

Gjithashtu janë konfiskuar edhe një llaptop, maus dhe kabllo vazhduese.

Bastisjen dhe konfiskimin e këtyr mjeteve e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, të cilët kanë thënë se janë gjetur dhe konfiskuar mjete të cilat dyshohet se janë përdorur për lojëra të fatit.

Gjithashtu kanë bërë të ditur se në lidhje me këtë rast janë intervistuar dhe se rasti është proceduar në procedurë të rregullt. /Gazeta Sinjali/