Dogana e Kosovës ka njoftuar se kanë kryer bastisje në një depo në periferi të Prishtinës, nën dyshimin se ka mallra të kontrabanduara. Aty, oficerët doganorë kanë gjetur mbi 8 mijë litra vaj të kontrabanduar.
Sipas njoftimit, vlera e mallit llogaritet të jetë rreth 7 mijë euro.
Njoftimi i plotë i Doganës:
Dogana e Kosoves ka ushtruar kontrollë në një lokacion të dyshimtë dhe me kete rast ka hasur në 8346 Litra Vaj Motorik të Kontrabanduar (me origjinë nga Irani).
Vlera ketij malli llogaritet të jetë mbi 10,000 Euro dhe shmangiet nga detyrimet Doganore janë rreth 7,000 Euro.
Lidhur me kete rast është njoftuar Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe nën udhëheqjen e Prokurorit rasti procedohet me kallzim penal, mallrat janë sekuestruar.
Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095.