image Bashkësia Islame e Kosovës nuk do të organizojë pritje për Fitër Bajram

Kosovë

Pandemia/ Bashkësia Islame e Kosovës nuk do të organizojë pritje për Fitër Bajram

news image

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) për çdo festë të Fitër Bajramit dhe Kurban Bajramit organizon pritje për krerët institucionalë, por kësaj radhe pandemia COVID-19, ka ndikuar që të anulojë këtë pritje tradicionale.

Këtë lajm e ka bërë të ditur sekretari i BIK-ut, Ahmet Sadriu.

“Me rastin e Festës së Fitër Bajramit nuk do të ketë pritje në BIK, për shkak të pandemisë COVID-19. Do të respektojmë rekomandimet e IKSHPK-së dhe masat e Ministrisë së Shëndetësisë”, ka thënë Sadriu.

Përveç pritjes nuk do të ketë as falje të organizuar të Fitër Bajramit, ndërsa edhe xhamitë do të vazhdojnë të jenë të mbyllura.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka kërkuar mirëkuptimin e të gjithë besimtarëve, duke thënë se grumbullimi në vende publike përbën ende rrezik për shëndetin qytetarë./ Gazeta Sinjali/