Gjejlone Haradinaj, bashkëshortja e ish-nënkryetarit të OVL-UÇK-së, Nasim Haradinajt, ka folur për mos lirimin e Haradianjt nga Gjykata Speciale, në kohën kur e njëjta vendosi për lirimin e Hysni Gucatit.
Fillimisht, Gjejlone Haradinaj u shpreh e lumtur për lirimin e Gucatit, duke thënë se ajo dhe familja Haradinaj janë të gëzuar.
Megjithatë, ajo u shpreh se nuk ka pritur fatin e njëjtë edhe për burrin e saj, Nasimit, meqë siç shton “ka pasur shkelja të të drejtave të njeriut në rastin e tij”.
Këtë ajo e argumenton në një mori kërkesash që thotë se Haradinaj t’i ketë bërë në Gjykatën Speciale, për të cilat i janë refuzuar, madje edhe kërkesat më të vogla.
”Nuk e kam prit që do të lirohej Nasimi pasi atij iu kanë shkelur të drejtat e njeriut që nga fillimi. Së pari kidnapimi, pastaj jo lirimi për me shku me vizitu vëllain e sëmurë, pastaj për varrim. Pastaj kërkesat e tij të vogla kurrë nuk ia kanë plotësu dhe kjo nuk ka qenë shumë e çuditshme për mua”, ka thënë ajo në Frontal.
Më tutje ajo deklaroi se “asgjë për ne nuk është befasuese për vendimet e padrejta të kësaj gjykate”.
Haradinaj ishte arrestuar në vitin 2020 me akuza të “të ndërhyrjes në drejtësi”, ”frikësim të dëshmitarëve” e të tjera akuza që nuk lidhen me “krime lufte”.