Një burrë i identifikuar si Kwabena Yeboah ka qëlluar për vdekje motrën e mesfushorit të Hellas Veronas, Emmanuel Agyemang-Badu, shkruan Gazeta Sinjali
Sipas raportimeve, vepra është kryer gjatë orëve të para të mëngjesit të së mërkurës në një periferi të Berekum në rajonin e Bono në Ganë.
As Policia dhe familja nuk kanë ndonjë ide për arsyet pse ka ndodhur ky rast.
Agyemang-Badu aktualisht është në formë huazimi te ekipi i Serie A, Hellas Verona dhe momentalisht është në karantinë për shkak të përhapjes së koronavirusit pandemik i cili ka infektuar shumë në Itali dhe ka marrë jetën mbi 4000.
Yeboah aktualisht në arrati pasi kreu krimin mizor ndërsa Policia ka filluar kërkimet./Gazeta Sinjali/