image Bashkëjetoi me të miturën 16-vjeçare, Gjykata në Ferizaj merr vendimin për të dyshuarin

Drejtësi

Bashkëjetoi me të miturën 16-vjeçare, Gjykata në Ferizaj merr vendimin për të dyshuarin

news image

Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit  prej një muaj ndaj të pandehurit S.Rr., për dyshimin se ka kryer veprën penale “bashkësia jashtë martesore me personin nën moshën 16 vjet”, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të Gjykatës, i pandehuri më 18 mars të këtij viti, në Prishtinë, përkatësisht në një banesë, si person madhor ka bashkëjetuar në një bashkësi jashtëmartesore me të miturën I.Sh., të moshës 16-vjeçare.

Po ashtu, edhe pse ka qenë në dijeni për moshën e viktimës, i pandehuri ka hyrë në bashkësi jashtëmartesore me të, duke kryer edhe marrëdhënie seksuale me të dëmtuarën.

“Gjyqtari i procedurës paraprake shqyrtoi propozimin e mbrojtësit të të pandehurit që të caktohet masa e lajmërimit në stacionin policor, apo ndonjë masë tjetër, por konstatoi se masat tjera janë të pa mjaftueshme për parandalimin e të pandehurit për të mos përsëritur kryerjen e veprës penale dhe për zbatimin e suksesshëm të procedurës penale”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Gjykatës.

Po ashtu, palët janë njoftuar se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij./Gazeta Sinjali/