image E trishtë: Dhunohet seksualisht një vajzë e mitur në Gjakovë, i dyshuari në kërkim nga Policia

Siguri

E trishtë: Dhunohet seksualisht një vajzë e mitur në Gjakovë, i dyshuari në kërkim nga Policia

news image

Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Zakonisht viktima janë gratë të cilat raportojnë në Polici se janë keqpërdorur seksualisht nga persona të panjohur, por shpesh herë të dyshuar janë edhe persona të afërm të tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i trishtë dyshohet të ketë ndodhur dje në fshatin Brekoc të Gjakovës, ku edhe kësaj radhe viktimë është një vajzë e mitur.

Sinjali mëson se i dyshuari e kishte marrë me veturë vajzën dhe bashkë kishin shkuar në një vend, ku e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

Rastin në Polici e ka denoncuar vetë viktima, e cila është intervistuar në praninë e prindit, me ç’rast para hetuesve policorë ka rrëfyer gjithë atë që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit kur edhe ishte larguar nga shtëpia.

I dyshuari nuk është gjetur akoma, teksa po vazhdojnë kërkimet për kapjen e tij.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Dhunim’, teksa veprimet tjera ligjore do merren posa të arrestohet i dyshuari.

/GazetaSinjali/