image Basha: Shpresojmë të kemi lajme të mira për anëtarësimin e Këshillit të Evropës

Kosovë

Basha: Shpresojmë të kemi lajme të mira për anëtarësimin e Këshillit të Evropës

news image

Deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha ka ndarë sot pamjet nga Asambleja Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku shihet nën praninë e krerëve të grupeve parlamentare nga Kosova të AAK-së Besnik Tahiri dhe të LDK-së, Arben Gashi.

Basha do të marrë pjesë së bashku me delegacionin nga Kosova në mbledhjen e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, ku do të shqyrtohet aplikimi i Kosovës në këtë organizatë.

Përmes një postimi në në rrjetet sociale, Basha thotë se ndodhet në Asamblenë e Përgjithshme të KiE, me shpresën me një lajm të mirë për Kosovën.

“Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës me Arben Gashi dhe Besnik Tahiri, me shpresën se sot do të kemi lajm të mirë nga Komiteti i Ministrave që sot vendos mbi pranimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës”, shkruan Basha në Facebook.

E shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri, është duke qëndruar në Këshillin e Evropës.

Tahiri tregoi se atje do të jetë përgjatë tri ditëve ku do të zhvillohen takime të delegacionit kosovarë me delegacionet anëtare për të kërkuar mbështetje për anëtarësim në KE.

“Për tri ditë do të jemi në Këshillin e Evropës, në sesionin pranveror, ku pritet të ketë shumë takime të delegacionit tonë me delegacione anëtare për të kërkuar mbështetje për anëtarësim. Po ashtu, për pak, në ora 14:30, aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës pritet të jetë në rend dite të takimit të Këshillit ministror të kësaj organizate. Po duket të jetë një ditë shumë e mirë dhe me rëndësi për Kosovën. Ngadal, anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës po bëhet realitet”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

/GazetaSinjali/