image Basha i reagon Vuçiqit: Lidershipi serb nuk është ndarë nga e shkuara

Politikë

Basha i reagon Vuçiqit: Lidershipi serb nuk është ndarë nga e shkuara

news image

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar sot pas komenteve të fundit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq që i ka bërë ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Në një postim në Twitter, Basha shkruan se kjo gjuhë urrejtjeje është e papranueshme dhe dëshmon se lidershipi serb nuk është ndarë nga e shkuara.

Basha thekson se Kosova është shtet i pavarur dhe nuk mund t’i imponohet askush me gjuhën e dhunës.

“Është koha që serbët e Kosovës të shohin drejt së ardhmes dhe mirëqenies, e të mos pranojnë keqpërdorimin e tyre për llogaritë politike të së shkuarës fatkeqe”, ka shkruar Balluku

/GazetaSinjali/