Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka ironizuar me deputetin e PDK-së, Bekim Haxhiu, në seancën e Kuvendit.
Ai e citoi fjalën e Haxhiut në lidhje me vlerën e koeficientit, i cili ka thënë se vlera duhet të jetë 135 euro.
Basha me ironi i ka thënë se nuk e marrin seriozisht në aspektin ekonomik. Sipas tij, për ekonomi mund t’i besojnë vetëm LDK-ja.
“Ani Kamishi tha 135 që e dërgon pagën mesatare në 1 mijë euro në sektorin publik. Kamish na kemi bërë hajgare, se nuk të marrim seriozisht për ekonomi, për ekonomi të merr seriozisht vetëm LDK-ja, ja bën ligjet për Trust LDK-së. Partia e ekonomistëve që ia bën ligjet një deputet që është i thirrur në mjekësi”, ka thënë Basha.