Bartja e maskës në fytyrë dihet tashmë që ndihmon në paranadalimin e koronavirusit.
Mirëpo, bartja e maskës po e bën më të vështirë që software t’i identifikoj fytyrat e njerëzve.
Ky konstatim është lëshuar të hënën nga studiuesit federalë në Institutin Kombëtar të Standardeve dhe Teknologjisë, që ka për detyrë matjen e saktësisë së algoritmeve të njohjes së fytyrës.
Kjo nxjerr në pah një sfidë unike që industria e teknologjisë po punon për t’u përballur, derisa pandemia po vazhdon.
Një numër i ndërrmarjeve kanë rishikuar këtë teknologji, e cila përdoret për të zhbllokuar smartphone dhe për të kaluar nëpër një pikë kontrolli të sigurisë.
Studiuesit krijuan nëntë forma të ndryshme për të fshehur një pjesë të fytyrës së një personi në një foto. Më pas ata krahasuan një foto me maskë dixhitale të secilit person me një foto tjetër, të pa maskuar të të njëjtit person. /Gazeta Sinjali/