Tregjet globale dhe ato vendase po përballen me një valë të rritjes së çmimeve, që erdhi si cunam në të gjithë artikujt njëkohësisht.
Për këto ngritje çmimesh në formë enorme, kanë reaguar qytetarët të cilët janë shprehur të pakënaqur duke mos iu përballuar atyre.
Një qytetar është ankuar në Shqipëri, pasi pagoi një shumë të lartë për dy kafe dhe një shishe ujë.
Qytetari i cili është ankuar tek “JOQ Albanina” thotë se për dy kafe e një shishe ujë ka paguar 900 lek që në euro bie rreth 7.50 euro.
Ai ka dërguar edhe faturën e pagesës ku edhe dëshmohet çmimi “stratosferik”.