image Barcelona vazhdon me rezultate të dobëta, barazon edhe me Osasunën

Futboll

Barcelona vazhdon me rezultate të dobëta, barazon edhe me Osasunën

news image

Barcelona luajti në udhëtim kundër Osasuna, në kuadër të xhiros së 17-të në La Liga, shkruan Sinjali Sport.

Blaugranasit nuk arritën më shumë se një barazim me rezultat 2-2.

Nico Gonzales për mysafirët e realizoi golin e parë në këtë takim, duke u barazuar nga David Garcia.

Me këto dy gola u mbyllën 45 minutat e parë.

Abdessamad Ezzalzouli në fillim të pjesës së dytë i kaloi sërish katalunasit në epërsi, megjithatë vendasit me Chimy Avila e barazuan prapë rezultatin, duke përfunduar ky duel pa fitues.

Pas këtij barazimi Barcelona ka 24 pikë në vendin e tetë, përderisa Osasuna me dy pikë më pak gjendet në vendin e dhjetë.

/Gazeta Sinjali Sporti/