image Barcelona synon ta marrë falas Pogban në verë

Futboll

Barcelona synon ta marrë falas Pogban në verë

news image

Sipas raportimeve nga mediat, pavarësisht problemeve të shumta ekonomike që e kanë zhytur klubin në një krizë identiteti, Barcelona do të futet fuqishëm në merkaton e verës së ardhshme duke provuar të afrojë lojtarë cilësorë.

Joan Laporta po i bën të gjitha përpjekjet dhe kanë nisur që tani kontaktet me Mino Raiolan për të bërë të mundur transferimin e Paul Pogba në Camp Nou me parametër zero vitin e ardhshëm.

Fakti që mesfushori francez nuk po rinovon me Manchester United ka vënë në lëvizje Laportan që kërkon të rifitojë besimin e tifozëve me një afrim të bujshëm. /Gazeta Sinjali Sporti/