Barcelona raportohet se ka vendosur të nxjerrë në shitje disa futbollistë këtë verë, në mënyrë që të sigurojë fonde për përforcime të reja në skuadër për sezonin 2026/27.
Sipas “Mundo Deportivo”, klubi katalunas ka hartuar një listë me katër lojtarë potencialë për shitje, ku përfshihen Roony Bardghji, Alejandro Balde, Marc Casadó dhe Jules Koundé. Këto lëvizje vijnë si pjesë e planit të Barcelonës për të financuar afrime të reja në sulm dhe për të përforcuar ekipin para edicionit të ardhshëm.
Përpjekjet e Barcelonës për transferime të mëdha thuhet se varen nga largimi i disa lojtarëve gjatë afatit kalimtar të verës. Klubi synon të mbyllë disa prej nënshkrimeve prioritare para fillimit të Kupës së Botës.
Roony Bardghji përflitet për një huazim të mundshëm për shkak të mungesës së minutazhit, ndërsa edhe Marc Casadó mund të largohet pasi aktualisht nuk është në planin kryesor të ekipit.
Sa i përket Alejandro Balde dhe Jules Koundé, forma e paqëndrueshme e tyre gjatë sezonit ka ngritur dyshime për të ardhmen e tyre në “Camp Nou”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!