image Barcelona publikon listën e skuadrës për ndeshjen ndaj Rayos, mungon Kounde

Futboll

Barcelona publikon listën e skuadrës për ndeshjen ndaj Rayos, mungon Kounde

news image

Barcelona ka publikuar listën e skuadrës për ndeshjen e xhiros hapëse ndaj Rayo Vallecanos.

Blaugranasit e hapin sonte edicionin e ri ndaj skuadrës së Rayo Vallecanos në Camp Nou, me fillim nga ora 21:00.

Katalanasit u përballën me sfidë të vështirë pasi nuk mund t’i regjistronin futbollistët e rinj të transferuar këtë merkato.

U desh të aktivizonin levën e katërt ekonomike duke i përfituar 100 milionë euro të tjera, për të realizuar këtë.

Megjithatë, Jules Kounde raportohet se është i vetmi që nuk është regjistruar nga skuadra.

Nga lista e publikuar e skuadrës, figurojnë blerjet e reja të klubit, në përjashtim të Jules Kounde i cili nuk ndodhet emri i tij në listë.

/GazetaSinjaliSport/