image Barcelona ofron 100 milionë euro për super-sulmuesin, por klubi i Premier Ligës e refuzon menjëherë

Futboll

Sporti/ Barcelona ofron 100 milionë euro për super-sulmuesin, por klubi i Premier Ligës e refuzon menjëherë

news image

Skysport raporton se Barcelona ka ofruar 85 milionë funta (100 milionë euro), për shërbimet e sulmuesit brazilian Richarlison.

Një ofertë e tillë është refuzuar nga klubi britanik, i cili sipas njoftimit është duke tentuar përforcohet dhe nuk mendon largimin e lojtarëve.

Richarlison ka kohë që është në shënjestër të drejtorit sportiv te Barcelonës, Eric Abidal i cili edhe vitin e kaluar  ishte interesuar për shërbimet e 22 vjeçarit.

Abidal beson se Richarlison është lojtari i duhur për ta zëvendësuar Suarezin, i cili është lënduar dhe pritet të mos luaj më këtë sezon.

Barcelona momentalisht janë tri pikë larg kreut në La Liga ndërkohë ndeshjen e ardhshme e luajnë të enjten ndaj Leganese në kuadër të Copa Del Rey.