image Barcelona mposhtet nga Betisi, disfata e parë e Xavit si trajner

Futboll

Barcelona mposhtet nga Betisi, disfata e parë e Xavit si trajner

news image

Blaugranët’ nuk arritën të marrin një tjetër fitore sonte, shkruan Sinjali Sport.

Barcelona pësoi humbje nga Real Betisi me rezultat të ngushtë 0-1.

Juanmi me asistimin e ish-it të Barçës, Christian Tello, e realizoi golin e vetëm në këtë takim.

Barcelona zë vendin e shtatë me 23 pikë, kurse Betisi është e treta me 30 sosh.

Barça ka filluar të përmirësohet me ardhjen e Xavi Hernandez në krye të ekipit, por sonte pësuan disfatën e parë nën udhëheqjen e tij.

/Gazeta Sinjali Sporti/