image Barcelona mendon nënshkrimin me Bellerin të Arsenalit

Futboll

Barcelona mendon nënshkrimin me Bellerin të Arsenalit

news image

Barcelona është duke menduar që të nënshkruajë me mbrojtësin e djathtë të Arsenalit, Hector Bellerin, raporton Mundo Deportivo.

Klubi spanjoll është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë dhe objektivin kryesor për këtë verë e kishte Cesar Azpilicuetan nga Chelsea, megijthatë në fund spanjolli rinovoi me skuadrën londineze.

Hector Bellerin është duke negociuar për një shkëputje të kontratës me Arsenalin dhe ideja e spanjollit ishte që të rikthehet tek skuadra e Betis, aty ku ishte i huazuar për sezonin e kaluar.

Siç raporton Mundo Deporivo, Bellerín është një profil i lojtarit që Barça e ka pëlqyer gjithmonë.

Në fakt, klubi katalanas ka qenë i interesuar në katër vitet e fundit, edhe me Mateu Alemany si drejtor futbolli. Vitin e kaluar ishte Koeman ai që e ndaloi ardhjen e tij, por këtë herë transferimi i tij mund të bëhet realitet.

/GazetaSinjaliSport/