image Barcelona me rikthim fiton ndaj Linares, kualifikohet më tej në Kupën e Mbretit

Futboll

Barcelona me rikthim fiton ndaj Linares, kualifikohet më tej në Kupën e Mbretit

news image

Barcelona ka shënuar fitore në udhëtim te Linares në kuadër të raundit të 16-të në Kupën e Mbretit.

Katalunasit arritën të fitojnë me përmbysje në rezultat 1 – 2, për të siguruar kualifikimin në fazën tjetër.

Linares kaloi fillimisht në epërsi përmes golit të Hugo Diaz që u asistua nga Carnicer (19′), rezultat me të cilin edhe përfundoi pjesa e aprë.

Në pjesën e dytë ishte Ousmane Dembele që me një gol të bukur barazoi shifrat (63′), derisa Jutfla pastaj pas një asistimi të Nicos vulosi fitoren (69′).

Kësisoj, Barcelona ka siguruar kualifikimin tutje, ndërsa do e mësojë kundërshtarin pas hedhjes së shortit. /Gazeta Sinjali Sporti/