image Barcelona kalon në finale të Superkupës së Spanjës, mposht Sociedadin në penallti

Futboll

Barcelona kalon në finale të Superkupës së Spanjës, mposht Sociedadin në penallti

news image

Pavarësisht vështirësive, skuadra e Barcelonës ka arritur që të kualifikohet për në finale të Superkupës së Spanjës, shkruan Sporti në Sinjali.

Ndeshja e zhvilluar sonte në ‘ Nuevo Arcangel ’ ka përfunduar me rezultatin 1-1, teksa katalunasit siguruan kalimin tutje pas penalltive.

Frenkie de Jong ishte autor i golit te Barcelona, kurse Mikel Oyarzabal te Sociedadi.

Skuadra katalunase u tregua më e saktë në ekzekutimin e penalltive, duke triumfuar me rezultatin 2-3.

Barcelona në finale do të takohet me fituesin nga ndeshja që zhvillohet nesër mes Athletic Bilbaos dhe Real Madridit. /Sporti në Sinjali/.