image Barcelona iu rikthehet fitoreve, pasi mposhtë minimalisht Getafen

Futboll

Barcelona iu rikthehet fitoreve, pasi mposhtë minimalisht Getafen

news image

Përfundon ndeshja e xhiros së tretë mes Barcelonës dhe Getafes, transmeton Sinjali Sport.

Blaugranasit kanë fituar me rezultat të ngushtë 2-1.

Sergio Roberto në fillim të ndeshjes kaloi vendasit në epërsi (02’).

Sandro barazoi shifrat me një gol të bukur ekipor (19’), derisa Depay konkretizoi me gol një solo aksion (30’), duke qenë kjo e tëra në periudhën e parë të lojës.

Me këtë fitore katalunasit posedojnë 7 pikë pas tre ndeshjeve, derisa kjo humbje Getafes është e treta me radhë në Laligë, duke gjendur e fundit me asnjë pikë. /Gazeta Sinjali Sporti/