image Barcelona insiston për Depay, e gatshme ta "sakrifikojë" edhe një futbollist

Futboll

Barcelona insiston për Depay, e gatshme ta “sakrifikojë” edhe një futbollist

news image

Ylli i Lyonit, Memphis Depay është objektivi kryesor i Barcelonës në këtë afat kalimtar. Holandezi pëlqehet së tepërmi nga trajneri i ri i Barcelonës, Ronald Koeman.

Lyoni po kërkon 30 milionë euro për ta liruar ish-futbollistin e Manchester Unitedit, shkruan Sinjali Sportiv.

Barcelona po tenton ta zvogëlojë këtë shumë duke e futur edhe qendërmbrojtësin, Samuel Umtiti në “operacion”.

Umtiti nuk ka arritur ta rigjejë formën e tij që nga lëndimi që pësoi dhe Barcelona po kërkon t’i gjejë një klub të ri. /Sinjali Sportiv/