image Barcelona i gjen blerës Coutinhos, gjiganti nga Premier Ligës paguan 80 milionë euro

Futboll

Futboll/ Barcelona i gjen blerës Coutinhos, gjiganti nga Premier Ligës paguan 80 milionë euro

news image

Barcelona duket se më në fund do të çlirohet nga futbollisti brazilian, Philippe Coutinho.

 Siç raporton ‘Evening Standard’, ekipi i Chelseas është pajtuar që të paguaj 80 milionë euro për shërbimet e brazilianit, transmeton Gazeta Sinjali.

Bisedimet mes dy klubeve po vazhdojnë dhe së shpejti pritet që të konkretizohet çdo gjë.

Coutinho për momentin është i huazuar tek Bayern Munchen, por gjermanët kanë vendosur që të mos e blejnë atë./Gazeta Sinjali/