image Barcelona e gatshme të transferojë Cavanin

Futboll

Barcelona e gatshme të transferojë Cavanin

news image

Barcelona është gati të ofrojë 5 milionë euro drejtë Manchester Unitedin për qendërsulmuesin Edinson Cavani.

Katalunasit duan me patjetër të sjellin një sulmues gjatë afatit kalimtar të janarit, por kanë probleme të mëdha financiare.

Cavani që momentalisht është duke u shëruar nga lëndimi, ka vetëm edhe gjashtë muaj kontratë të mbetur me “Old Trafford” dhe nuk pritet të rinovojë kontratën.

Sipas Mirror, Barcelona e ka identifikuar uruguaianin si lojtari adekuat dhe janë duke përgatitur ofertë prej 5 milionë euro.

Inter Milan gjithashtu ka interesim për 34-vjeçarin, që ka shënuar vetëm një gol në tetë paraqitje këtë sezon.

Por, futbollisti ka dëshmuar se është transferim i duhur për “Djajtë e Kuq”, duke shënuar 18 herë dhe dhuruar gjashtë asistime në 47 ndeshje në të gjitha garat. /Gazeta Sinjali Sporti/