image Barcelona e deklason Atheltic Bilbaon

Futboll

Barcelona e deklason Atheltic Bilbaon

news image

Sonte (e diele) u zhvillua përballja interesante mes Barcelonës dhe Athletic Bilbaos, në kuadër të xhiros së 26-të në La Liga.

Blaugranasit triumfuan me rezultat bindës 4 me 0 ndaj baskëve.

Katër sulmuesit e skuadrës, Aubameyang, Dembele, de Jong dhe Depay realizuan nga një herë.

Katalunasit janë në top formë dhe nuk dinë për humbje që një kohë të gjatë, andaj do bëjnë çmos për pikët e plota.

Ndërsa, Bilbao arriti ta eliminoi Barcelonën nga Kupa e Mbretit, u deklasua sot, në shenjë hakmarrje.

Barcelona me 45 pikë gjendet në pozitën e katërt, kurse Bilbao me 37 pikë pozicionohet në vendin e tetë. /GazetaSinjaliSporti/