image Barcelona dhe Bilbao, sonte kërkojnë trofeun e Superkupës

Futboll

Barcelona dhe Bilbao, sonte kërkojnë trofeun e Superkupës

news image

Barcelona dhe Athletic Bilbao sonte do ‘luftojnë’ mes vete për trofeun e Superkupës së Spanjës, shkruan Sporti në Sinjali.

Barcelona do të jetë për herë të 14-të në një finale të Superkupës, pasi eliminoi në gjysmëfinale Real Sociedadin pas ekzekutimit të penalltive.

Kurse, Bilbao në gjysmëfinale shkaktoi befasi duke e eliminuar Real Madridin. Për baskët kjo do jetë hera e dytë që do jenë në finale të kësaj gare.

Barcelona e ka fituar 13 herë këtë trofe dhe janë skuadra më e suksesshme në këtë garë, teksa Bilbao e ka fituar dy herë, një herë automatikisht në vitin 1984, pasi kishte fituar titullin dhe kupën.

Ndryshe, finalja e sontme mes Barcelonës dhe Athletic Bilbaos zhvillohet nga ora 21:00 në ‘Estadio de La Cartuja’. 

/Sporti në Sinjali/