image Barcelona dëshiron shkëmbimin Dembele - Kulusevski, Juventusi e refuzon

Futboll

Barcelona dëshiron shkëmbimin Dembele – Kulusevski, Juventusi e refuzon

news image

Barcelona ka kontaktuar Juventusin në këtë verë duke i ofruar shansin për të transferuar Ousmane Dembele në shkëmbim për Dejan Kulusevski.

Dembele ka pësuar lëndime të shpeshta në “Camp Nou”, ndërsa i skadon kontrata verën tjetër dhe e ardhmja mbetet në dyshime.

24-vjeçari në të kaluarën ka qenë i lidhur me Manchester Unitedin, derisa Juventus thuhet se është admirues i lojtarit që ka shënuar 30 gola në 118 paraqitje për Barcelonën në të gjitha garat.

Sipas “Kickoff”, skuadra spanjolle ka ofruar shkëmbimin mes Dembele dhe Kulusveski, por “Zonja e Vjetër” ka refuzuar ofertën.

Kulusevski ishte titullar te Juventus edicionin që lamë pas duke bërë 47 paraqitje në të gjitha garat dhe kontribuar me shtatë gola dhe shtatë asistime. /Gazeta Sinjali Sporti/