image Barcelona del me komunikatë për Ansu Fatin – merret vendimi rreth operimit

Futboll

Barcelona del me komunikatë për Ansu Fatin – merret vendimi rreth operimit

news image

Barcelona ka lëshuar një komunikatë zyrtare lidhur me situatën e Ansu Fati.

Fati ka pësuar një tjetër lëndim në ndeshjen e fundit që luajti me skuadrën e Barcelonës, pikërisht në vendin e njëjtë që ishte lënduar më parë.

Thuhej se i riu spanjoll mund t’i duhet që të operohet për këtë problem, por vendimi është marrë ndryshe.

Komunikata zyrtare e Barcelonës bën të ditur se Ansu Fati do të vazhdojë tretman konservativ, për t’u rikuperuar nga dëmtimi i tendinit proksimal të bicepsit femoris të kofshës së majtë. Evoluimi do të shënojë gatishmërinë e tij.

Fati shihet si një nga shtyllat kryesore të skuadrës së Barcelonës. Megjithatë, kjo nuk mund të vërtetohet akoma, pasi lojtari ka vuajtur nga shumë lëndime që kur vlerësohet lart nga klubi. /Gazeta Sinjali Sporti/